Ky është vendimi i Komisionit të Garave për ndeshjen mes Ulpianës dhe Ballkanit

Ky është vendimi i Komisionit të Garave për ndeshjen mes Ulpianës dhe Ballkanit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur sot për ankesën e bërë nga klubi i Ballkanit në lidhje me incidentin në ndeshjen ndaj Ulpianës.

Klubi i Ballkanit kishte bërë ankesë për ndeshjen ndaj Ulpianës, ku e kishte akuzuar këtë të fundit për aktivizim të jashtëligjshëm të një lojtari që nuk është i regjistruar në protokoll para ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Këtë ankesë tani e ka miratuar Komisioni i Garave, ku edhe e morri vendimin që ndeshja e cila përfundoi me barazim 1:1, të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ballkanit.


Vendimin e Komisionit të Garave në lidhje me ankesën e Ballkanit e gjeni më poshtë.

“MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka”, shkruante në vendimin e KG.

Ndërkaq, bëhet e ditur që pala e pakënaqur, në këtë rast skuadra e Ulpianë, mund t’i paraqesë ankesë Komisionit të Apelit të FFK-së shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi.

Me pikët e reja nga fitorja 3:0 në tavolinë, Ballkani ngjitet në kuotën e 66 pikëve, 11 sosh më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Drita e Gjilani.

Lexo edhe

Video