Me mesazhin “Shërbimet për fëmijët po mbyllen", Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka kërkuar nga institucionet e vendit dhe komunat që të ndërmarrin masa në lidhje me shërbimet sociale pasi këto të fundit për shkak të mos mbështetjes institucionale po rrezikojnë të mbyllen.
Drejtoresha e KOMF-it Donjeta Kelmendi, ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të hartojnë një plan për zgjidhjen e kësaj situate emergjente dhe hartimin e masave të përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale në kuadër të pakos për ringjallje ekonomike.
Ajo e përshkruar situatën tepër të rëndë duke pamundësuar ofrimin e shërbimeve për një pjesë të madhe të fëmijëve, pasi projektet ndërkombëtare kanë përfunduar.
Koalicioni KOMF bën thirrje që shërbimet esenciale për fëmijë pa kujdes prindëror, shërbime për fëmijë viktima të dhunës, abuzimit dhe trafikimit, fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët kërkojnë mbështetje dhe trajtim, kanë nevojë për përkrahje institucionale.