Komedia “Kthimi i Karl Majit” shfaqet në Hamburg e Dortmund

Komedia “Kthimi i Karl Majit” shfaqet në Hamburg e Dortmund

Komedia “Kthimi i Karl Majit” do të niset këtë fundjavë në turne në Gjermani.

Më datë 8 maj, nga ora 20:00, do të jepet në teatrin Kampnagel në Hamburg, si pjesë e festivalit KRASS Kultur CRASH. Ndërsa më 9 dhe 10 maj nga ora 19:30, do të shfaqet në teatrin e Dortmundit.

Komedia e Jeton Nezirajt, “Kthimi i Karl Majit”, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, është realizuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe teatri Volksbühne i Berlinit. Në shfaqje luajnë aktorët Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Ismajli, Ylber Bardhi e Shpetim Selmani. 


Premiera e shfaqjes është dhënë në tetor 2020 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe ka pasur dhjetëra repriza në Kosovë, Gjermani e Austri. 

Në shfaqje Kara Ben Nemsi, personazhi i njohur i librave të Karl Majit, arratiset nga Lindja dhe bashkë me një grup aktorësh nga Kosova, ia mësynë “tokave gjermane”. Në këtë udhëtim gati epik, ai takon Slavoj Zhizhekun, Piter Handken, një pjesëtar të nëntokës nacional-socialiste e personazhe të tjera.

Për këtë shfaqje kanë shkruar gjerësisht mediat gjermane, duke përfshirë Der Tagesspiegel, TAZ, Nachtkritik etj. 

Lexo edhe

Video