Kombëtarja e njohur shkarkon trajnerin
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Ekuadorit (FEF) ka njoftuar se trajneri i tyre Felix Sanchez është larguar nga skuadra, vetëm pak orë pas humbjes së tyre në penallti ndaj Argjentinës në çerekfinalen e tyre të Kupës së Amerikës të enjten.

Ekuadori barazoi 1-1 me kampionët e botës përpara se të hubiste 4-2 pas penalltive dhe u eliminua nga ky kompeticion, përcjellë KosovaPress.

"FEF informon se sot ka rënë dakord për ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me trajnerin Felix Sanchez Bas. Falënderojmë Felix-in dhe stafin e tij për punën dhe profesionalizmin e tyre dhe i urojmë suksese në projektet e tyre të ardhshme", thuhet në njoftimin e federatës.

48-vjeçari spanjoll punoi si trajner i të rinjve me Barcelonën në vendlindjen e tij përpara se të transferohej në Katar, ku udhëhoqi ekipin kombëtar drejt titullit të Kupës së Azisë në 2019.

Ai nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Ekuadorin në mars të vitit 2023 dhe ekipi i tij ishte i pesti në kualifikimet e Kupës së Botës të Amerikës së Jugut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024