Kombëtarja e Kosovës shënon ngritjen më të lartë që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA

Kombëtarja e Kosovës shënon ngritjen më të lartë që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të lartë në ranglistë që prej anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Pas fitores së fundit kundër Gjeorgjisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, dhe barazimit kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova është ngritur për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 109 me gjithsej 1176.28 pikë, përcjell KosovaPress.


FIFA kishte publikuar listën e kombëtareve, dhe në postim kishte edhe disa fjalë për “Dardanët”.

“Veçanërisht duhet përmendur Kosovën, e cila u ngrit në vendin e 109, më së larti ndonjëherë”, shkruan FIFA.

Lexo edhe

Video