Kombëtarja e Kosovës në hendboll kampione e Evropianit U18
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finale djemtë tanë fituan ndaj Gjeorgjisë me rezultat 30:22.

Federatën e Hendbollit të Kosovës këtë sukses ia ka atribuar vetës.

Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare.

“Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli”, thuhet në njoftimin e federatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024