Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Irlandën e Veriut – video

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Irlandën e Veriut – video

Gjatë paradites së sotme, Kombëtarja e Kosovës është nisur për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ndërsa para pak çastesh kanë mbërritur në Belfast, ku ditën e shtune do ta zhvillojnë ndeshjen si mysafire në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” tani do të akomodohen në Belfast, kurse me fillim nga ora 17:30 nën urdhrat e trajnerit, Alain Giresse, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme, përcjell KosovaPress.


Kosova ka zhvilluar përgatitje që nga dita e hënë për ndeshjen si mysafire kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e parafundit në kuadër të edicionit aktual të Ligës së Kombeve.

Videon e “Dardanëve” kur mbërrijnë në Belfast e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video