Kombëtarja e Argjentinës detyrohet të largohet me helikopter nga festimet në Buenos Aires (VIDEO)

Kombëtarja e Argjentinës detyrohet të largohet me helikopter nga festimet në Buenos Aires (VIDEO)

Lionel Messi dhe shokët e tij të Kombëtares së Argjentinës u larguan të martën nga autobusi i hapur me helikopter, në mes të festimeve të çmendura të triumfit të Kupës së Botës 2022 në Buenos Aires.

Pasi u kurorëzua kampione e Botës me fitoren me penallti ndaj Francës në finalen e Katarit, skuadra e Argjentinës u kthye në atdheun e saj në orët e para të mëngjesit të së martës dhe u përshëndet nga mijëra tifozë entuziastë në aeroport, raporton KosovaPress.

Messi ishte i pari që doli nga aeroplani me trofeun e Kupës së Botës në duart e tij, i vetmi titull që i kishte shpëtuar në karrierën e tij magjepsëse.

Qeveria argjentinase e ka shpallur një festë publike për të festuar fitoren, duke thënë në një deklaratë: “Më 18 dhjetor 2022, Kombëtarja e Argjentinës që përfaqëson këtë vend ka fituar Kupën e Botës të mbajtur në Katar. Që në bazë të kësaj më sipër, është e përshtatshme që 20 dhjetori 2022 të shpallet festë kombëtare, në mënyrë që argjentinasi të shprehë kënaqësinë e tij më të thellë me kombëtaren dhe të shprehet në favor të sportit dhe atdheut”.

Messi dhe skuadra u nisën drejt e në një autobus të hapur pasi mbërritën në Buenos Aires dhe më pas treguan çmimin e tyre të Kupës së Botës për tifozët e tyre adhurues teksa bënin rrugën nëpër rrugët e kryeqytetit argjentinas.

Rreth katër milionë njerëz besohet se kanë dalë për t’i përshëndetur, duke detyruar autobusin të ndërronte rrugën, autostrada të mbushura dhe përfundimisht duke nxitur një dalje me helikopter.


Udhëtimi i kombëtares argjentinase duhej të përfundonte në Obelisco, monumenti ikonë kombëtar i Buenos Aires, por ata nuk mundën të arrinin aq larg për shkak të turmës së madhe.

Më poshtë i gjeni disa nga videot e rastit në fjalë.

(19) Sir Chandler Blog on Twitter: “Gracias 🤩 ⭐️⭐️⭐️🇦🇷🇦🇷🇦🇷 https://t.co/6vdDQiFlWl” / Twitter

(19) FOX Soccer on Twitter: “Argentina players are now in helicopters over Buenos Aires 🚁🇦🇷 (via @estebanedul) https://t.co/7bHNppChnq” / Twitter

(19) Optus Sport on Twitter: “Unreal scenes from Argentina on board the World Cup-winning team bus! 🤯 🇦🇷 This was just after 3am too! 🎥: rodridepaul / Instagram #OptusSport #FIFAWorldCup https://t.co/Mv8PdmPX9U” / Twitter

(19) ESPN Fútbol Argentina on Twitter: “¡Una multitud recibió a los campeones en Ezeiza! No importa la hora, no importa nada con tal de ver a los héroes que trajeron la tercera para Argentina. ⭐⭐⭐🇦🇷 https://t.co/ogTNJsGAAH” / Twitter

(19) TyC Sports on Twitter: “🇦🇷😍 ES OFICIAL: SALIÓ LA CARAVANA DE LOS JUGADORES Impresionante la cantidad de gente que ya saluda al plantel Campeón del Mundo 🇦🇷🏆 https://t.co/lVcMDS7Z02” / Twitter

Lexo edhe

Video