Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët Italian të plagosur në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Komandanti i misionit NATO-KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi ushtarët italianë të plagosur në përleshjet e 29 majit në veri të Mitrovicës.

I pritur nga komandanti i KFOR-it - Komanda Rajonale Perëndim, kolonel Mario Bozzi, ai vizitoi infermierinë (ROLE1) në kampin Villaggio Italia në Pejë, ku u tha ushtarëve të Regjimentit të 9-të Alpin të përfshirë në përleshje: Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke u ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile. shërim të shpejtë, shpreh krenarinë time që jam komandanti juaj!”

https://kosovapress.com/admin/kfor-te-henen-ne-veri-u-plagosen-30-ushtare-palet-te-marrin-pergjegjesi-per-situaten/

Personeli italian, siç njoftoi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të kthehet në Itali në ditët në vijim për t'u rikuperuar dhe për të kaluar kohë me të dashurit e tyre.

“Dje komandanti i KFOR-it, së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kanë vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë ende në Kosovë. Pjesa më e madhe e ushtarëve hungarezë të plagosur tashmë janë transportuar në shtëpi dhe janë transferuar në spitale”, thuhet në komunikatë.

https://kosovapress.com/admin/plagosen-25-ushtare-te-kfor-it-italian-dhe-hungarez-ne-veri/

KFOR-i është një mision i udhëhequr nga NATO dhe operon nën mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me detyrën e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024