Frekuentim i madh i gjilanasve në ditën për balotazh vërehet në rrugë, kafiteri dhe në qendra të votimit.
Deri në orën 11:00 në këtë komunë kanë votuar mbi shtatë mijë qytetarë. Ndërkaq, këto të dhëna do të përditësohen në orën 15:00 dhe orën 19:00 pas mbylljes së qendrave të votimit.
Në Gjilan të drejtë vote kanë mbi 100 mijë qytetarë, në 34 qendra votimi dhe 126 vendvotime. Në këtë garë, po e synojnë komunën Lutfi Haziri nga LDK dhe Alban Hyseni nga LVV.

1 Koment
Komentet janë të mbyllura.