Koln-Bayern, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 15:30 stadiumi “RheinEnergieStadion” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kolnit dhe Bayern Munichut, e vlefshme kjo për xhiron e 34 në Bundesliga.

Fitorja e Bayernit nuk do të ketë vlerë sot nëse skuadra e Borussia Dortmundit e mposht Mainzin, prandaj kampioni në fuqi i Bundesligas duhet të shpresojë në dështimin e Dortmundit, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Kolni barazoi 1:1 me Werder Bremenin, kurse Bayerni pësoi humbje 3:1 ndaj RB Leipzigut.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e dytë në tabelë me 68 pikë të arkëtuara, krahas Kolnit që renditet në vendin e 10 në kuotën e 42 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Kolnin nuk do të paraqiten Adamyan, Andersson, Dietz, Tigges dhe Uth, kurse te Bayerni mungojnë Davies, Neuer dhe Wanner.

Tanimë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

Koln (4-2-3-1): Shwabe; Hector, Chabot, Hubers, Schmitz; Skhiri, Martel; Malna, Kainz, Ljubicic; Selke

Bayern Munich (4-2-3-1): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Gravenberch; Sane, Muller, Coman; Gnabry

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024