Kollçaku thotë se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë janë me tendencë politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë me COVID-19 janë me tendencë politike.

Kollçaku derisa i ka reaguar deputetit të LDK-së, Armend Zemaj për fjalimin e tij, ka thënë se ata që sot po kritikojnë kur ishin në pushtet nuk ishin të interesuar për shëndetin publik por sipas saj vetëm përfitimet politike.


“Nëse i shtrëngon masat pse i shtrënguat, nëse i liron po ju jeni fajtor tash për numrin e rasteve, këta janë të pakënaqur dhe çfarë tregon kjo, tregon një tendencë politike, brenga e parafolësit në tërë fjalimin prej fillimit deri në fund ishte një tendencë politike, siç ishte edhe atëherë e zhvendosjes së pushtetit nga një kryeministër i cili ishte në krye të detyrës në, dihet cili ishte qëllimi zhvendosja e pushtetit dhe përfundimisht marrja e pushtetit ndodhi edhe pse këtu si epidemiologe asokohe jo vetëm që e pata vë në pikëpyetje edhe që u ftua seanca kur ishim të gjithë të rrezikuar, në të njëjtën kohë nuk i intersojke shëndeti publik por përfitimet politike dhe atë e arritën, e rrezikuan vendin duke e ndërruar pushtetin në kohën kur ish dashit gjithë spektri politik të unifikohej në luftimin e një të panjohure”, ka thënë Kollçaku.

Kuvendi i Kosovës po zhvillon debat lidhur me situatën me Covid-19.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.