Kollçaku: Qeveria Hoti ka dështuar në raport me FSK-në

Kollçaku: Qeveria Hoti ka dështuar në raport me FSK-në

Kryetarja e Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku në seancën e sotme ka adresuar kritika ndaj qeverisë Hoti për  dështim në raport me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për dërgimin e kontigjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit, Kollçaku tha se shkurtimet buxhetore që po i bëhen FSK-së nga qeveria e tanishme do të ndikojnë drejtpërdrejt në mosngritjen dhe mosavancimin e kapaciteteve të FSK-së.


Ajo kërkoi nga deputetët që të votojnë për dërgimin e kontigjentit të FSK-së jashtë vendit, teksa shtoi se pjesëtarët e kontingjentit në këtë mënyrë do të motivohen të jenë pjesë e rrjedhave dhe proceseve të ushtarëve të NATO-s.

“Shkurtimet buxhetore që po i bëhen sot FSK-së nga qeveria e tanishme do të ndikojnë drejtpërdrejt në mosngritjen dhe mosavancimin e kapaciteteve si dhe rekrutimit të ushtarëve të rinj deri tek blerjet e ndryshme të armatimit dhe sistemeve tjera mbrojtëse. Dështimet e kësaj qeverie në raport me FSK-në janë mospërkrahja me fonde, buxhet të pamjaftueshëm për FSK-në dhe për ngritjen e kapaciteteve operacionale sipas misioneve që ka, mosrealizimi i planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, rekrutimin e ushtarëve sipas planit, mosrealizimin e planeve në trajtimin bilateral ndërmjet FSK-së dhe partnerëve dhe mungesë e një vizioni sesi do të duhej të dukej FSK-ja në të ardhmen, e shumë e shumë dështime të tjera. Vota për dërgim të pjesëtarëve të FSK-së në mision jashtë vendit është votë për t’i votuar ata pjesëtarë, në mënyrë për t’i motivuar ata pjesëtarë në mënyrë që edhe ata të jenë pjesë e rrjedhave dhe proceseve të ushtarëve të NATO-s”, tha ajo.

Ajo para deputetëve lexoi edhe rekomandimet e Komisionit Funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për çka kërkoi nga deputetët që të votojnë pro dërgimit të kontingjentit të Forcës së sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: