Koleksionisti më i fiksuar i ‘Porsche’ thotë se ka 50 vetura që vlejnë miliona

Koleksionisti më i fiksuar i ‘Porsche’ thotë se ka 50 vetura që vlejnë miliona

Një burrë që bleu makinën e tij të parë Porsche 911 kur ishte vetëm 18 vjeç, thotë se e pëlqeu aq shumë sa tani zotëron 50 të tilla.

Belgu Johan-Frank Dirickx është frymëzuar nga gjyshi i tij kur ishte i vogël dhe vijon të ruajë zakonin e tij.

Ai tha për revistën Christophorus: “Gjyshi im drejtonte një makinë sportive britanike por nuk ishte shumë praktike për përdorim të përditshëm dhe kjo do të ndryshonte gjithçka.”

Kështu që më pas kishte blerë një veturë 911 Targa S dhe më pas një tjetër më të fuqishme me motor 2.2-litra 911 S, dhe një tjetër 2.4-litra S.

“Më pas ai bleu një model Carrera të verdhë RS 2.7 dhe unë e kuptova se më kishte hyrë vesi,” tregon Dirickx.


Kur ai kaloi testin e patentës gjyshi i la të drejtonte vetë modelin 911s ndërsa më vonë John bleu veturën e tij të parë Porsche, një model të përdorur 911 T, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Prej atëherë ai ka krijuar një koleksion me 50 modele të ngjyrave të ndryshme, viteve të prodhimit dhe përmasave të motorit.

Vetura e tij e preferuar është modeli 911 R i vitit 1967, nga të cilat u prodhuan vetëm 20 copë.

“Tani kjo është tepër e çmuar,” thotë Johan. “Aq sa tani nuk duhet ta drejtoj më fare.”

Ai ka konkurruar në disa gara gjysmë profesioniste si ajo 12 orëshe në Sebring, në Le Mans Classic dhe dy herë në garën 24 oreshë të Daytona.

Lexo edhe

Video