Kolegjin Heimerer bashkon ekspertë ndërkombëtar e vendor në trajnimin mbi Inovacionin dhe Ndërmarrësinë

Kolegjin Heimerer bashkon ekspertë ndërkombëtar e vendor në trajnimin mbi Inovacionin dhe Ndërmarrësinë

Dje dhe sot është mbajtur trajnimi mbi Inovacionin dhe Ndërmarrësinë, si pjesë e edicionit të parë të trajnimeve të organizuar nga Inkubatori Heinstain (Startup Inkubatori për Inovacion në Shëndetësi), në bashkëpunim me Institutin Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale dhe Kolegjin Heimerer.


Sipas një komunikate të Kolegji Heimerer, qëllimi i këtij trajnimi dyditor ishte njohja me konceptet bazë të ndërmarrësisë dhe inovacionit, fazat e zhvillimit të një ideje nga konceptimi deri në zhvillimin dhe implementimin e saj, shkrimi i një modeli Canvas për planin e biznesit, si të arrihet një prezantim i suksesshëm para donatorëve, si dhe prezantimi me histori të suksesit të ndërmarrjeve inovative vendore.

“Të ftuar si trainerë ndërkombëtarë në këtë trajnim dy ditor ishin profesorët Panu Karhinen dhe Janne Laitinen nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK në Finlandë me temat përkatëse: Kuptimi bazë i koncepteve të inovacionit dhe sipërmarrjes, si dhe Intrapreneurship vs Entrepreneurship. Gjithashtu, ligjërues ishin Prof. Dr. Olav Goetz, nga Apollon University, Gjermani, i cili prezantoi temën: Përdorimi i teknikave të kërkimit simulues dhe operacional në kujdesin shëndetësor, si dhe Phd. Cand. Matti Mieskolainen, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK, Finlandë, i cili prezantoi temën: Si të keni një pitching të suksesshëm. Gjatë këtyre sesioneve, pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë edhe ushtrime në grupe, për të kuptuar në praktikë implementimin e njohurive të marra në trajnim. Trajnerët vendas Erza Selmani dhe Suhida Dermani folën mbi Procesin e Inovacionit: fazat kryesore dhe rëndësia e tyre në zhvillimin e ideve, si dhe u prezantua projekti ICR (Innovation, Care and Robotics), si dhe ai Eramus for Young Entrepreneurs, në të cilin Kolegji Heimerer është Zyrë e Kontaktit për Kosovën. Lekë Zherka nga Bonevet i cili ndau me pjesëmarrësit jo vetëm rrugëtimin e BONEVET, por Edhe këshilla dhe njohuri nga eksperienca personale nga hapat e parë si ndërmarrës dhe deri në sukseset e ditëve të sotme. Një rëndësi të madhe pati sesioni i fundit, ku patëm nderin të kemi si folës, Oscar Romero, Drejtor Përgjegjës i Zyrës për Informacion tek Komisioni për Angazhim Qytetar, Zyra e Kryetarit të qytetit të Neë York-ut (NYC), i cili solli perspektivën e politikave qëndrore dhe lokale, në procesin e përfshirjes së inovacionit”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video