Kolarov: Jemi mbyllur brenda, kampionati vështirë të mbarojë brenda qershorit

Kolarov: Jemi mbyllur brenda, kampionati vështirë të mbarojë brenda qershorit

Mbrojtësi veteran i Romës, Aleksander Kolarov ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ka treguar edhe ndjesinë që po përjeton gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalon Italia në veçanti, për shkak të përhapjes në masë të koronavirusit.

“Është një situatë e vështirë dhe gjatë kësaj kohe kam dalë vetëm dy herë gjithsej. Po punoj në shtëpi, për të mbajtur trupin në formë, por jo të gjithë kanë një kopsht si unë. Duam të rifillojmë sa më parë, pro me këtë situatë, askush nuk mendon për futbollin, pasi duhet të jemi racionalë: Prioritet ka shëndeti i njerëzve”, deklaroi mbrojtësi serb.


Presidenti i Federatës Italiane Mario Gravina deklaroi se parashikimet janë që kampionati të rinisë më 3 maj dhe të mbyllet Brenda datës 30 qershor, sipas direktivave të UEFA-s, por Kolarov nuk duket edhe aq optimist.

“Është gati e pamundur të mbyllim kampionatin Brenda qershorit, nëse rifillojmë në maj, pasi kemi edhe 10 javë për të luajtur, shto këtu edhe ndeshjet e ligave europiane, megjithatë rëndësi ka që të rikthehet normaliteti dhe të fillojmë të luajmë”, tha Kolarov.

Video