KOK-u prezanton sot ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare, mungon Donjeta Sadiku

KOK-u prezanton sot ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare, mungon Donjeta Sadiku

Komiteti Olimpik i Kosovës sot do ta prezantojë ekipin që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat mbahen prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, në Oran të Algjerisë.

Prezantimi do të bëhet duke filluar nga ora 19:00, ndërsa i pranishëm në ceremoni do të jetë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.


Në prezantimin e ekipit do të mungojë boksierja Donjeta Sadiku e cila pak ditë më parë pësoi një lëndim gjatë stërvitjeve.

Ekipi i Kosovës përbëhet prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve.

Lexo edhe

Video