KOK-u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut

KOK-u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Olimpikë të Maqedonisë së Veriut (KOMV).

Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i KOMV, Daniel Dimevski, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, të pranishëm në zyret e KOMV në Shkup, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, dhe sekretari i përgjithshëm i KOMV, Sasho Popovski.


Ndër qëllimit e kësaj marrëveshjeje ishin edhe organizimi i projekteve të përbashkëta dhe organizimi i kampeve të ndryshme për përgatitjen e sportistëve.

KOMV është duke hapur qendrën më të sofistikuar në Ballkan për diagnostikë sportive, e cila do të jetë në shërbim edhe të sportistëve elitarë të Kosovës, bashkë me të gjitha pajisjet për përgatitje dhe rikuperim.

Ndërkaq, presidenti i KOK-ut, Krasniqi, shfrytëzoi rastin t’i urojë suksese KOMV-së në organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC).

Lexo edhe

Video