KOK -u bënë kategorizimin e sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka publikuar rezultatet e kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2022-të.

Për gjithë këtë, sekretari i KOK-ut, Besim Aliti tha se komisioni ka bërë një punë voluminoze për të arritur deri në këtë kategorizim, me ç’rast bëi të ditur se për kategorizim janë paraqitur 28 federata, ndërsa tri prej tyre janë të palicensuara e që nuk mund të kategorizohen.

“Nga të gjitha federatat e paraqitura për kategorizim, 38 federata janë të kategorizuara, tre federata që janë të pa licensuara dhe me rregullore nuk kategorizohen do të rekomandohen për mbështetje dhe tri federata kanë mbetur të pa kategorizuara, nga ata dy jo të licensuara dhe një e licensuar. Nga sportistët edhe trajnerët, 28 sportistë janë kategorizuar dhe 19 trajnerë. Do t’i lexojmë më radhë të gjitha kategoritë dhe federata dhe pikët të cilat i takojnë. Federatat në kategorinë A janë më radhë federata me 83 pikë, 35 pilë është Federata e Xhudos. Në renditje, e dyta është Federata e Volejbollit 79.56, Federata e karatesë e treta 78.5, Federata e Hendbollit katër 78.093, Federata e Basketbollit në vendin e pestë 78.05, Federata e Futbollit 76.61. Kategoria B: Federata e Boksit 65.16, Federata e Mundjes 65.14, Federata e Sportit shkollor 64, Federata e Atletikës 62. 61, Federata Skitare 60.75, Federata e Ping Pongut 60.33, Federata e Notit 54.68, Federata e Gjimnastikës 53.03 dhe Federata e Tenisit 51.42. Kategoria C: Federata e Sportit Universitar të Kosovës 49, 64, Federata e Shahut 47.96, Federata e Triatlonit 47.04, Federata e Shenjtarisë 46.88, Federata e Autosportve e 45.55, Federata e Batmintonit 44.82, Federata e Çiklizmit 44.04, Federata e Bjeshkatarisë 43,55, Federata e Ragbit 42.29, Federata e Tekfandos 40,28, Federata e Shigjetarisë 39.82, Federata e Bodubulding 39.41, Federata e Kajakimit 38.76, Federata e Kajakimit 38.76, Federata e Golfit 34.97, Federata e Bovlingut 32.54, Federata e Aranoutikës 32.16 dhe kategoria D: Federatta e Motoçiklizmit 28.28, Federata e Sportit të Punëtorve 28.41, Federata e Kiboksit 27.77, Federata e Maitai 27.23, Federata e Bilarods 24.02, Federata e Pikados 21.09 dhe Federata e Mnigofit 17, 78”, tha Haliti.

Ndërkohë KOK-u po ashtu ka bërë edhe kategorizimin e 28 sportistëve dhe 19 trajnerëve që renditen si në listat e mëposhtme:

Kjo është lista e sportistëve të kategorizuar nga KOK-u:

Distria Krasniqi – xhudo – 100 pikë

Nora Gjakova – xhudo – 100 pikë

Majlinda Kelmendi – xhudo – 60 pikë

Loriana Kuka – xhudo – 60 pikë

Akil Gjakova – xhudo – 60 pikë

Erza Muminoviq – xhudo – 30 pikë

Flaka Loxha – xhudo – 30 pikë

Laura Fazliu – xhudo – 30 pikë

Herolind Nishevci – karate – 40 pikë

Kushtrim Bajraktaraj – bodybuilding – 35 pikë

Egzon Shala – mundje – 35 pikë

Muhamet Ramadani – atletikë – 30 pikë

Fortesa Orana – karate – 25 pikë

Patriot Behrami – boks – 25 pikë

Albulena Gërvalla – karate – 20 pikë

Benjamin Shabani – karate – 20 pikë

Shpejtim Bajoku – boks – 20 pikë

Vesa Ibrahimi – karate – 20 pikë

Granit Kuleta – bodybuilding – 20 pikë

Albinot Selmani – karate – 12.5 pikë

Nderim Saraqi – shah – 15 pikë


Besart Pireva – boks – 10 pikë

Betim Maliqi – karate – 10 pikë

Dren Ibrahimi – karate – 10 pikë

Endrit Shaqiri – karate – 10 pikë

Diellza Sejdijaj – karate – 10 pikë

Denis Bllaca – taekëondo – 6.25 pikë

Behije Mustafa – karate – 5 pikë

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni edhe listën e trajnerëve të kategorizuar nga KOK-U.

Driton Kuka – xhudo – 235 pikë

Besim Brahimi – boks – 22.5 pikë

Asdren Myrtaj – karate – 20 pikë

Sylejman Shala – mundje – 17.5 pikë

Esat Lata – bodybuilding – 17.5 pikë

Shaban Ramadani – atletikë – 15 pikë

Shkëlzen Balaj – karate – 12.5 pikë

Isak Curri – karate – 10 pikë

Elhami Shabani – karate – 10 pikë

Blerim Hajdari – karate – 10 pikë

Sabri Dragusha – bodybuilding – 10 pikë

Afrim Zejnullahu – shah – 7.5 pikë

Remzi Haliti – karate – 6.25 pikë

Shefki Bogujevci – boks – 5 pikë

Afron Tosuni – karate – 5 pikë

Muhamet Rexhepi – karate – 5 pikë

Naim Shatri – karate – 5 pikë

Arsim Agushi – taekëondo – 3.125 pikë

Bajram Bajrami – karate – 2.5 pikë

Lexo edhe

Video