Koeman: Luuk de Jong më i rrezikshëm se Neymar

Koeman: Luuk de Jong më i rrezikshëm se Neymar

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman beson që transferimi më i ri Luuk de Jong është më i rrezikshëm se Neymar në aspektin e harkimeve në zonë.

Gjiganti i La Ligas në minutat e fundit të afatit të transferimeve transferoi sulmuesin holandez De Jong nga rivali Sevilla, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, përcjell KosovaPress.

Trajneri Koeman e lavdëroi bashkëkombësin e tij De Jong, duke e cilësuar atë më të mirë se yllin e Paris Saint-Germain Neymar në një repart të ofensivës.


“Kur ka ndonjë harkim në zonë, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Ai është një lloj tjetër i sulmuesit që ne e kemi, dhe mendoj që të gjitha skuadrat duhet të kenë një sulmues të tillë”, tha Koeman.

“E kam informuar klubin vitin e kaluar që dua ta transferojë De Jong. Dua që ta kem mundësinë që të ndërrojë sulmuesit. Nëse lojës i duhet një sikurse Luuk, atëherë ai do të luajë. Ne e humbëm Antoine Griezmann në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve dhe na mbetën vetëm tre sulmues. Kontaktin e parë me Luuk e kisha më 8 gusht, por edhe para kësaj date, hamendësoja pse Barcelona nuk e ka një sulmues të tillë”, shtoi trajneri holandez.

Sezonin e kaluar, në 48 paraqitje në të gjitha garat, Luuk de Jong regjistroi nëntë gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video

error: