Koeman largohet nga konferenca për media, refuzon t’i përgjigjet pyetjeve

Koeman largohet nga konferenca për media, refuzon t’i përgjigjet pyetjeve

Trajneri holandez është pranë shkarkimit tek “Blaugranët”, por ka insistuar që atij i duhet kohë që ta rregullojë situatën aktuale.

Ronald Koeman ka kërkuar durim pasi që Barcelona është drejt rindërtimit të skuadrës pavarësisht krizës në të cilën gjenden, gjatë një konference për media, në të cilën refuzoi që t’iu përgjigjet pyetjeve, përcjell KosovaPress.

Vazhdimisht ka pasur spekulime që trajneri i Barçës do të shkarkohet, por Koeman ka treguar që ka përkrahjen e klubit dhe se e kuptojnë që do t’i duhet kohë që ta përgatisë skuadrën që të garojë përsëri për trofe.


“Klubi më ka përkrahur mua si trajner në një situatë ku jemi duke u rindërtuar si ekip. Situata financiare e klubit është e lidhur me aktivitetet sportive, dhe e kundërta. Kjo do të thotë që ne si ekip duhet të vazhdojmë pa bërë investime financiare. Na duhet kohë”, tha Koeman.

“Lojtarët që kemi sot mund të bëhen yje botërore në vitet e ardhshme. Duhet t’u japim mundësinë lojtarëve të rinj, sikurse kanë vepruar me Xavi dhe Andres Iniesta. Por na duhet që të kemi durim”, shtoi trajneri holandez.

Raportohet se trajneri holandez vendosi vet që t’i thoshte këto fjalë gjatë konferencës për media pa pëlqimin e krerëve të klubit.

Lexo edhe

Video