Koeman: Kjo “El Clasico” do të jetë më e rëndësishme se të tjerat

Koeman: Kjo “El Clasico” do të jetë më e rëndësishme se të tjerat

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman e ka pranuar që “El Clasico” e ditës së shtune do të jetë më e rëndësishme se ato normalet, pasi që është në pyetje titulli i La Liga-s.

“Blaugranët” janë vetëm një pikë larg liderit të tabelës Atletico Madrid, kurse rivali i tyre Real Madridi pozicionohen në vendin e tretë, me dy pikë larg Barcelonës, e tri sosh larg Atleticos.

Atletico ka lëshuar pikë në pesë nga tetë ndeshjet e fundit në ligën spanjolle, duke përfshirë këtu edhe humbjen 1:0 kundër Sevillas në xhiron e fundit, kështu duke e lënë të hapur garën për titull, përcjell KosovaPress.

Barcelona do të përballet me Real Madridin të shtunën më 10 prill në ora 21:00, kurse Atletico do të takohet me vendin e pestë, Real Betisin.


“Unë mendoj që Clasico është gjithmonë e rëndësishme. Sigurisht, që kjo e tanishmja do të jetë më e rëndësishme për shkak të situatës në ligë, ku ne dhe Real Madridi jemi duke luftuar kundër Atletico Madridit për ta fituar titullin këtë sezon”, tha Koeman.

“Sigurisht që është një ndeshje tejet e rëndësishme mes dy gjigantëve, mes dy ekipeve më të mëdha në botë, dhe rezultati do të jetë tejet i rëndësishëm për ne që të rrisim shanset për ta fituar titullin”, shtoi trajneri holandez.

Barcelona do të hyjë në këtë ndeshje nga një formë e shkëlqyer në La Liga, ku ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe janë të pamposhtur në 19-të ndeshje.

Në anën tjetër, Real Madridi është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në La Liga, ku tre të fundit i ka të gjitha fitore.

Lexo edhe

Video