KMDLNj: Të hetohen veprimet e Policisë në protestën e PSD-së

KMDLNj: Të hetohen veprimet e Policisë në protestën e PSD-së

PSD organizoi një aktivitet kundër vendosjes së taksës prej 5 eurove që e bëri publik qeveria e Kosovës. Aktiviteti u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë ku, në veturat zyrtare u vendos mbishkrimi “Zhvatës”.

Gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga PSD, Policia e Kosovës arrestoi 9 anëtarë të kësaj partie të cilët pas intervistimit u liruan.


Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar.

“KMDLNj nuk ka qenë e informuar për këtë aktivitet prandaj nuk ka dërguar monitorues. Në bazë të pamjeve nga protesta duket se gjatë arrestimit policia ka përdorur forcë në shpërputhje me rrezikun e paraqitur nga protestuesit. Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar. KMDLNj e përkrahë çdo protestë paqësore që është në përputhje me ligjin, si instrument demokratik për realizim të drejtave të njeriut. Dhuna ndaj protestuesve për KMDLNj është e papranueshme dhe pamjet gjatë arrestimit janë shumë shqetësuese”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

Lexo edhe

Video

error: