KMDLNj reagon për ndërprerjen e ngrohjes nga Termokos: Qeveria të ndërmarrë masa

KMDLNj reagon për ndërprerjen e ngrohjes nga Termokos: Qeveria të ndërmarrë masa

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas ndaljes së ngrohjes në kryeqytet nga Termokos. Sipas KMDLNj-së, lënia e  qytetarëve pa furnizim me ngrohje është papërgjegjësi e pafalshme dhe rrrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve , si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut.

Në një komunikatë për media, KMDLNj ka dënuar këtë veprim të Termokosit, ndërkohë që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa.

“T’i leni qytetarët pa furnizim me ngrohje edhe në kohën kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% përveç që është papërgjegjësi e pafalshme, rrrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut… “KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stafbilizim të furnizimit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu komopenzuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit”, thuhet në komunikatë.  


Në këtë mënyrë, sipas KMDLNj-së, e ka humbur kuptimin edhe thirrja e Qeverisë së Kosovës që të kursehet energjia elektrike.

“KEDS-i për çdo ditë paralajmëron se cilat lokacione do të çkyqen nga rrjeti i furnizimit me rrymë me arsyetim se po punohet në rrjet apo në trafo. Çuditërisht , të gjitha këto çkyqje zgjasin 13 orë e që lë për të dyshuar se çkyqjet janë të qëllimta (për të kursyer rrymë dhe për të mos blerë me çmime të kripura që janë sot në tregun botëror), duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Çkyqja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrymë prodhon efekt zinxhirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë”, thuhet aty.

Paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7% KMDLNj e kundërshton duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar dhe të cilët edhe deri më tani me vështirësi dhe sakrifica i kanë paguar faturat e rrymës.

“KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të vendosë sistemin e faturimit për rrymën e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës duke e ndërprerë diskriminimin në baza etnike të konsumatorëve; serbët qe 22 vite nuk paguajnë rrymë dhe shërbime tjera, ndërkaq shqiptarët dhe qytetarët e komuniteteve joserbe, pavarësisht gjendjes ekonomike që e kanë edhe me përmbarues detyrohen t’i paguajnë faturat. KMDLNj-ë kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë lineare të subvencionojë shpenzimet e faturave të rrymës dhe shërbimeve tjera për aq sa do të ketë rritje të çmimit dhe sipas kriterit të vetëm, gjendjes ekonomike të konsumatorit”, thekson KMDLNj derisa ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i konsiderojë sindikatat si partnere të veta dhe të bashkëpunojë me to.

Lexo edhe

Video