Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

KMDLNJ dënon sulmin ndaj Visar Duriqit: Sulmuesit të nxirren para drejtësisë

KMDLNJ dënon sulmin ndaj Visar Duriqit: Sulmuesit të nxirren para drejtësisë

KMDLNJ dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi dhe kërkon nga organet e hetuesisë që ta bëjnë një hetim të shpejtë dhe profesional në mënyrë që sulmuesit e dhunshëm ndaj gazetarit të nxirren para drejtësisë dhe, në këtë mënyrë do të bëhet i ditur motivi i këtij rasti.

“Sa më shpejt që të zbardhet rasti, do të krijohen kushte dhe rrethana për parandalim të sulmeve në të ardhmen, si ndaj gazetarit Duriqi ashtu edhe ndaj gazetarëve tjerë. Çdo përpjekje për t’ua mbyllur gojën gazetarëve është sulm ndaj lirisë së fjalës prandaj KMDLNj e dënon ashpër, sepse e mbron lirinë e fjalës, si vlerë demokratike dhe si njërën ndër të drejtat më elementare të njeriut”, thuhet në reagim.


KMDLNJ i dëshiron gazetarit Duriqi shërim të suksesshëm si dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës në përmbushje të misioni për informim objektiv dhe luftimit të dukurive negative në shoqëri, përmes dhe me ndihmën e gazetarisë hulumtuese.

Ndryshe, në mesnatën e datës 24 shkurt 2021, tre sulmues të paidentifikuar deri më tani dhe të maskuar sulmuan brutalisht gazetarin Visar Duriqi duke i shkaktuar lëndime, thyerje të dhëmbëve dhe të hundës.

Lexo edhe

Video

error: