Klubi i Prodhuesve takim me ministrin Krasniqi, diskutojnë mbi sfidat e prodhuesve

Klubi i Prodhuesve takim me ministrin Krasniqi, diskutojnë mbi sfidat e prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Vesel Krasniqi kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët në të cilin është diskutuar për sfidat me të cilat përballen prodhuesit gjatë kohës së pandemisë dhe kërkesat e tyre urgjente për rimëkëmbje nga kjo gjendje.


Klubi i Prodhuesve me këtë rast falënderoi ministrin Krasniqi dhe e përkrahën për ftesën e tij publike drejtuar institucioneve publike dhe shtetërore të vendit që t’i mbështesin prodhimet vendore, ftesë kjo e cila kërkon që në procedurat e tenderimit këto institucione të fusin si kriter edhe prodhimin vendor.

Sipas Klubit të Prodhuesve, një ftesë e tillë tregon edhe një herë përkushtimin e MTI-së në fuqizimin dhe zhvillimin e produkteve vendore dhe seriozitetin në marrjen për bazë të kërkesave të cilat janë shqyrtuar në takime të shumta me prodhuesit.

Lexo edhe

Video

error: