Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me MZHR

Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me MZHR

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit reciprok në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal, dhe  përfaqësimin e interesit publik midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike.


Memorandumi ka për qëllim edhe shpërndarjen e informacioneve te prodhuesit lidhur me lansimin dhe implementimin e programeve nga MZHR për përkrahje të bizneseve, promovimin e bizneseve përfituese të MZHR-së dhe produkteve që ata prodhojnë, por edhe ngritjen e kapaciteteve të bizneseve përmes formave të ndryshme të aplikimit, përfshirë partnerë tjerë potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë. 

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha dhe Ministrit të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: