Klubi i njohur shpalos hapur interesimin për transferimin e Leo Messit

Klubi i njohur shpalos hapur interesimin për transferimin e Leo Messit

PSG mund të mos jetë një skuadër ku Llionel Messin mund ta shohim për një kohë të gjatë. Ka një skuadër tjetër në horizont që po kërkon shërbimet e yllit argjentinas.

Ështe bashkëpronari i Inter Miamit, Jorge Mas, ai që ka zbuluar se klubi do të shtyjë për të provuar të nënshkruajë me Lionel Messin nga Paris Saint-Germai

Reprezentuesi argjentinas iu bashkua skuadrës franceze në fillim të sezonit pas largimit të tij nga Barcelona, ​​dhe ai ka bërë 16 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon, duke shënuar dy gola, përcjellë KosovaPress.


Messi ka një marrëdhënie shumë të mirë me David Beckham, i cili gjithashtu është i përfshirë në klubin e Major League Soccer, por aktualisht nuk dihet nëse sulmuesi po planifikon të largohet nga skuadra e tij aktuale.

“Leo Messi është ende një nga lojtarët më të mirë në botë, aftësitë e tij nuk janë zvogëluar. Mendoj se dhe Davidi ka një marrëdhënie me të, nëse ai largohet nga PSG, në kohën kur ai largohet, ne do të donim ta shihnim Lionelin këtu. Messi duhet të jetë një lojtar i Inter Miamit dhe të jetë pjesë e komunitetit tonë”, tha Mas.

“A mund të ndodhë? Shiko, ne do të shtyjmë. Unë jam optimist në zemër. A mund ta shoh këtë të ndodhë? Është një mundësi”, tha në fund ai.

Messi siguroi një asist në fundjavë gjatë fitores 3-1 të PSG ndaj Saint Etienne.

Lexo edhe

Video