Klubet optimiste se FFK licencohet në ditët e ardhshme
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 30 klube nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e dytë e Kosovës janë takuar të hënën për të diskutuar rreth mos licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, çështje kjo që o ua pamundëson atyre t’i gëzojnë benefitet financiare nga Ligji i Sponsorisimit.

Nga takimi që zgjati një orë e gjysmë, përfaqësuesit e klubeve dolën me optimizëm se licencimi i FFK-së do të ndodh së shpejti dhe se rreth kësaj çështje ata kanë diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodajn, i cili gjatë ditës kishte pasur një takim me zëvendësministren e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmanin.

Përfaqësuesi i Klubit të Futbollit Trepça, deklaroi pas takimit janë optimistë se licencimi i FFK-së pritet të ndodh ditëve në vijim.

“Është premtuar që do ta kemi informatën me shkrim brenda dy ditësh, sot apo nesër, ne po i presim ato vërejtje për t’i eliminuar dhe besoj që çështja e licencimit është çështje e ditëve në vijim.”, tha Haxhiu.

Ai shtoi se tashmë kanë informata se mbi 50 përqind e klubeve janë të licencuara, kriter ky i kërkuar nga MKRS-ja për licencimin e FFK-së.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të Komiteti Ekzekutiv të FFK-së, u tha se kjo federatë do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar klubet që t’i plotësojnë dokumentet e kërkuara nga MKRS-ja për licencimin e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024