Klopp zbulon lojtarin që pritet të mungojë në finalen e Championsit

Klopp zbulon lojtarin që pritet të mungojë në finalen e Championsit

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pranuar se pret që Thiago Alcantara të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës me Real Madridin për shkak të dëmtimit që mori kundër Wolverhampton Wanderers.

31-vjeçari luajti nga minuta e parë në “Anfield” në xhiron e fundit të sezonit në Premier Ligë, por u largua nga fusha në fund të pjesës së parë.

Thiago nuk doli në fushë në pjesën e dytë dhe u zëvendësua nga James Milner në ndeshjen të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 3-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ata t’ia rrëmbenin titullin Manchester Cityt, përcjellë KosovaPress.


Klopp u pyet për gjendjen e Thiagos pas fishkëllimës së fundit dhe trajneri pranoi se nuk kishte ndonjë lajm të mirë për të dhënë.

“Unë mendoj se ai do të jetë jashtë finales, por nuk e di. Ai po çalon, kështu që ndoshta nuk është shenja më e mirë. E di se çfarë është, por nuk dua të them,” tha Klopp. për “Sky Sports Neës”.

Një raport nga “The Athletic” ka thënë se Thiago pësoi një dëmtim të Akilit, por ish-lojtari i Bayern Munichut dhe Barcelonës nuk pësoi ndonjë dëmtim të madh..

Thiago e ka veshur fanellën e Liverpool-it gjithsej 68 herë që kur erdhi nga Bayerni në vitin 2020, por ai ka humbur edhe 44 ndeshje të tjera për shkak të lëndimeve të ndryshme.

Lexo edhe

Video