Klopp tregon se kur do të rikthehen Mane dhe Salah nga Kupa e Afrikës

Klopp tregon se kur do të rikthehen Mane dhe Salah nga Kupa e Afrikës

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka treguar se pret që dyshja Mohamed Salah dhe Sadio Mane të rikthehen nga Kupa e Afrikës për ndeshjen e Liverpoolit kundër Leicester të enjten e ardhshme.

Salah dhe Mane kanë arritur që të prekin finalen e Kupës së Afrikës me kombëtaret e tyre, respektivisht Egjiptin dhe Senegalin, ku kjo përballje do të zhvillohet këtë të diele, përcjell KosovaPress.

Po në të njëjtën ditë, Liverpooli do të zhvillojë ndeshje kundër Cardiffit, ku para kësaj ndeshje Klopp tregoi që do të jetë e fundit pa Mane dhe Salah.


“Unë mendoj që ata do të jenë të gatshëm kundër Leicester, por mbetet të shihet. Ai që do të fitojë sigurisht do të rikthehet në shtetin e tij për të festuar, zakonisht kështu është”, tha Klopp.

“Mendoj që të martën ose të mërkurën fituesi do të kthehet. Ndërkaq, tjetri ndoshta pak më herët. Më duhet të bisedojë me ta. Qartazi ata kanë luajtur shumë ndeshje, por më duhet të flas me ta”, shtoi trajneri gjerman.

Po ashtu, Klopp e konfirmoi që për ndeshjen e së dielës kundër Cardiff do të rikthehen lojtarët si Harvey Elliot, Thiago Alcantara, Divock Origi dhe Naby Keita.

Lexo edhe

Video