Klopp paralajmëron rivalët para rifillimit të Premierligës

Klopp paralajmëron rivalët para rifillimit të Premierligës

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij do të shënjestrojë pikët maksimale nga ndeshjet e mbetura në kampionat.

‘The Reds’ janë vetëm gjashtë pikë larg titullit të shumë pritur.

Kampionati do të rikthehet më 17 qershor dhe do të luhet pas dyerve të mbyllura.


”Është bukur të mendosh për këtë, por ne nuk jemi akoma kampionë dhe këtë e dimë”.

“Ne e dimë që jemi afër, por ajo nuk është aty. Kanë mbetur 27 pikë për ne dhe do të përpiqemi të arrijmë maksimumin”.

“Ende nuk jemi kampionë. Ne duhet të luajmë ndeshje futbolli dhe duhet t’i fitojmë ato”.

“Ekipi im është i gatshëm të luajë kudo ku i kërkohet, nuk më intereson kjo pjesë”, deklaroi gjermani, i cili është vetëm dy fitore larg titullit të parë në 30 vjet për Liverpoolin.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: