Klopp e dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit të Dortmundit

Klopp e dëshiron me çdo kusht transferimin e yllit të Dortmundit

Trajneri gjerman Jurgen Klopp dëshiron me çdo kusht që ta bind mesfushorin e Borussia Dortmundit Jude Bellingham që të kalojë te Liverpooli, raporton “The Sun”.

Vazhdimisht është spekuluar për që e ardhmja e yllit anglez do të jetë në Premier Ligën angleze, ku destinacioni i preferuar i Bellingham thuhet të jetë “Anfield Road”, përcjell KosovaPress.


18 vjeçari është duke shkëlqyer me Dortmundin që prej transferimit nga Birmingham City në vitin 2020 për 40 milionë euro, ndërsa Klopp mendon që Bellingham do t’i përshtatej menjëherë lojës së Liverpoolit.

Në anën tjetër, Dortmundi nuk do ta lë Bellingham të largohet lehtë nga skuadra, ku tani thuhet se vlera e yllit anglez kap shifrën e 135 milionë eurove.

Në 80 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, Jude Bellingham ka arritur të regjistrojë 10 gola dhe 16 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video