Klodian Duro i kthehet detyrave të trajnerit me barazim

Klodian Duro i kthehet detyrave të trajnerit me barazim

Përballja e fundit në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.

Tekniku i ri i Feronikelit, Klodian Duro ka filluar karrierën si trajner tek ekipi nga Drenasi me një barazim në udhëtim në Mitrovicë, në “Riza Lushta”.


Me këtë barazim asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket radhitjes tabelare, ku Trepça ’89 vazhdon të qëndrojë në pozitën e shtatë, ndërsa Feronikeli në të tetën.

Në xhiron e ardhshme, Trepça ’89 përballet me Gjilanin si mysafir, ndërsa Feronikeli pret si vendës ekipin e Prishtinës në një përballje shumë interesante dhe të vështirë.

Video

error: