Kllokoqi-Rugova: Koleksioni për maturë nga më të bukura që e kemi nxjerrë

Kllokoqi-Rugova: Koleksioni për maturë nga më të bukura që e kemi nxjerrë

Puna e saj tash e sa vite, ka bërë që të ndër kreatoret më të njohura në vendin tonë.

Blerina Kllokoqi-Rugova, e ftuar në “Cult” të KosovaPress, ka treguar se kohët e fundit është duke punuar intenzivisht rreth kursit që do nis punë së shpejti.

Ajo tregon se interesimi i madh i praktikantëve që të jenë pjesë e brendit BKR, solli edhe idenë rreth një kursi të modës.

“Në fakt çdo 6 muaj kemi pas praktikant që i kemi pas pjesë të BKR-së, në kohën e fundit kemi pas shumë të interesuar që me qenë pjesë e kurseve dhe brendit tonë, saqë e kemi pa të nevojshme, të domosdoshme thjesht t’i hapim kurset tona”, – tha ajo.

Për këtë kurs, dizenjatorja e njohur është bërë bashkë me njerëz të suksesshëm të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me modën.


“Kurset e BKR-se nuk janë vetëm kurse që t’i mësohesh ose profesionalizohesh vetëm në një drejtim ato janë të gjithanshme, do të thotë prej atij momenti që ti e qetë një veshje në letër e deri të realizimi i tyre edhe në fotografi, do të thotë gjithçka mësohet në ato kurse, në çdo detaj është dikush që merret me atë punë”, – u shpreh Blerina.

Në muajin janar, BKR ka publikuar pjesën e parë të koleksionit për maturë, ndërsa tash ka punuar për pjesën e dyte të këtij koleksioni.

Blerina është kujdesur që çdo gjë të jetë e veçantë që nga prezantimi i tij me fotografi, ku si modele ka zgjedhur Luana Vjollcen, e deri të çmimi që është mundur ta bëjë më të përshtatshëm për të gjithë.

“Në janar e kemi sjell pjesën e parë, ndërsa tash është pjesa e dytë, është me imazh Luana Vjollcen. Është një prej koleksioneve më të bukura që e kemi nxjerrë, është elegant, i bukur, klasik edhe normalisht jo e kushtueshme”, tha Kllokoqi-Rugova.

 

Lexo edhe

Video

error: