Klix: SHBA planifikon sanksione për 52 persona nga Republika Serbe dhe BeH

Klix: SHBA planifikon sanksione për 52 persona nga Republika Serbe dhe BeH

Në periudhën e ardhshme, SHBA mund të vendosë sanksione ndaj personave nga nivelet më të ulëta të qeverisë ose autorëve të drejtpërdrejtë të akteve korruptive, veçanërisht njerëzve ose kompanive që “në terren” kryejnë akte që akuzohen kundër anëtarit serb të presidencës Milorad Dodik, shkruan Klix.

Sipas portalit me seli në Sarajevë, numri prej 52 emrave do të plotësohet nga politikanë dhe magnatë, jo vetëm nga Republika Serbe, por edhe nga Sarajeva dhe Bosnje e Hercegovina.

SHBA më 5 janar zgjeroi sanksionet kundër Milorad Dodik, televizionit Alternativa të Banja Llukës, ish-presidentit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial Milan Tegeltija dhe gruas së tij, si dhe presidentit të Lëvizjes për Veprim Demokratik (PDA) dhe drejtorit të minierës Banovici, Mirsad Kukiq.


Sanksionet ndaj Dodik dhe televizionit Alternativa u fokusuan në rrjedhat pronësore dhe financiare, ndërsa çiftit të martuar Tegeltija dhe Kukiq iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Dodik ishte sanksionuar më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe për këtë arsye ai nuk mund të merr vizë për në SHBA.

Përveç rrezikimit të marrëveshjes së Dejtonit dhe kolapsit të institucioneve shtetërore, Dodik akuzohet për krijimin e një rrjeti patronazhi në BeH dhe rajon, nga i cili përfitojnë ai dhe bashkëpunëtorët e tij.

Një nga shembujt e veprimeve të tij korruptive është se ai u dha kontrata qeveritare dhe monopole në Republikën Serbe bashkëpunëtorëve të ngushtë të biznesit.

Lexo edhe

Video