Klitschko: Çdo euro që shkëmbeni me Rusinë janë me gjakun e ukrainasve

Klitschko: Çdo euro që shkëmbeni me Rusinë janë me gjakun e ukrainasve

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u ka kërkuar politikanëve evropianë që të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se pagesat ndaj Rusisë janë të mbuluara me “gjak” dhe ndihmojnë për të financuar ushtrinë e saj.

“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak, janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas”, tha Klitschko, raportoi BBC.


Klitschko gjithashtu e përshkroi si “gjenocid” atë që kishte parë në Bucha.

Ai thotë se pa civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar, dhe një makinë me një flamur të bardhë të shkruar “fëmijë” që ishin qëlluar dhe kishte gjak brenda.

Klitschko këto deklarata i dha gjatë një konferencë të kryebashkiakëve në Gjenevë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.