Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Klinika e Neurologjisë në QKUK, ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shërbime të reja, shumë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike.


Sipas një njoftimi të QKUK-së, është funksionalizuar reparti  për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

“Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese. Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple. Vitin e shkuar, në Klinikën e Nuerologjisë janë kryer 6 mijë e 252 vizita ambulatore, 1mijë e 603 ekzaminime EEG, 819 ekzaminime EMNG, 659 ekzaminime Doppler, derisa janë ofruar 1 mijë e 422 shërbime në Kabinetin e Sëmundjeve Demilinizuese”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: