Klinaku paralajmëron protesta nëse del për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale

Klinaku paralajmëron protesta nëse del për lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK Faton Klinaku ka paralajmëruar sonte protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.

Ai në një postim në Facebook ka reaguar kështu ndaj deklarimeve të ministrit të Financave Hekuran Murati lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dal në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë:

Mirë që diskutohet buxheti me qytetarë, por edhe më e mirë do të ishte që të mos bllokoheshin nga Qeveria projektet e komunave të Kosovës (pra të mos bllokoheshin qytetarët).


Përsëri filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’iu besohet.

Sa i përket asaj se si qeveri paskan bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri Kurti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme.

Sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë, prandaj po e publikojë edhe një herë shkresën që të mos manipulohet publiku.

Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dal në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se neve do të jemi në protesta në oborr të Kuvendit.

Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht.

Lexo edhe

Video