Klinaku: Haradinajt e Gucatit nuk i janë konfirmuar aktakuzat

Klinaku: Haradinajt e Gucatit nuk i janë konfirmuar aktakuzat

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit nuk i janë konfirmuar ende aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Këtë jam Klinaku e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook:


“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktakuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”, ka shkruar ai.

Dje në media u raportua se ndaj dy ish-drejtuesve të OVL UCK janë konfirmuar aktakuzat nga Specialja.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.