Klina pajtohet me vendimin e Qeverisë që deri me 6 prill të qëndrojë në karantinë

Klina pajtohet me vendimin e Qeverisë që deri me 6 prill të qëndrojë në karantinë

Komuna e Klinës e mirëpret vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës, që kjo komunë të qëndrojnë në karantinë deri me 6 prill, në mënyrë që kjo komunë të mos shënojë raste të reja me koronavirus.

Kështu bëri të ditur drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, sipas të cilit nuk duhet të konsiderohet si problem heqja e karantinës, pasi që ajo mbron në mospërhapjen e mëtejme të virusit korona.

Ai për KosovaPress, deklaroi se pjesa e karantinës nuk duhet të merret me siklet dhe të ketë veprime të ngutshme për heqjen e saj.

Sipas tij, komunat të cilat janë të vendosura në karantinë, duhet të angazhohen maksimalisht në luftimin e pandemisë COVID-19.

Sa i përket respektimit të karantinës në këtë komunë, Sejdiu theksoi se qytetarët po i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar, Qeverisë dhe rregullat e karantinës.


Kur jemi te përkrahja dhe ndihmat që kjo komunë ka pranuar gjatë kësaj situate të krijuar me pandeminë COVID-19, Sejdiu deklaroi se janë të furnizuar me ushqim dhe masa mbrojtëse mjaftueshëm.

Ai për KosovaPress thotë se qytetarët e kësaj komune i ka ndihmuar qeveria, donatorët dhe komuna e Klinës.

Sejdiu i bën apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm, t’i respektojnë rregullat e IKSHPK-së, për shkak se dy javët e ardhshme, cilësohen si më kritiket dhe më vendimtaret për komunën e Klinës .

Ndryshe, komuna e Klinës deri më tash ka vetëm një rast të diagnostifikuar me pandeminë COVID-19.

 

Lexo edhe

error: