Davide Alaba ka vendosur që të mos e vazhdojë karrierën në Bayern Mynich duke refuzuar vazhdimin e kontratës me gjigantin e Bundesligës gjermane, përcjell KosovaPress.
Duke i njohur kualitet e tij, shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin austriak i cili mund të largohet edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, sipas lajmeve të fundit nga “TuttoSport”, është Juventusi skuadra e cila ka avancuar më së shumti drejt shërbimeve të Alabas.
Kontrata e lojtarit në “Allianz Arena” skadon në verën e vitit 2021 dhe ai është i lirë për të diskutuar me klubet e interesuara dhe për të vendosur për të ardhmen e tij.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.