Kjo është situata në grupin e Shqipërisë
Lexohet për: 1 min.
5-fzz shqiperia
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian të futbollit Euro 2024, duke u ballafaquar me Kroacinë me të cilën ka barazur me rezultat 2-2 për të siguruar kështu pikën e parë pas dy ndeshjeve.

Kuqezinjtë pas humbjes në ndeshjen e parë nga Italia, zbritën në fushë me një vendosmëri të madhe dhe ishin shumë më të mirë se kroatët, sidomos në pjesën e parë, gjë e cila u dëshmua edhe me golin e epërsisë pas 11 minutave të realizuar nga Qazim laçi, raporton KosovaPress.

Gjithsesi, pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjera, me Kroacinë që fillimisht brenda dy minutave shënoi dy gola për ta përmbysur rezultatin, por ishte Gjasula ai që barazoi gjithçka në 2-2 në minutat shtesë të ndeshjes.

Në grupin B, prijnë Spanja dhe Italia me nga 3 pikë, Shqipëria është e treta me një pikë, aq sa ka edhe Kroacia në vendin e katër.

Në ndeshjen e radhës Shqipëria do të ballafaqohet me Spanjën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025