Kryparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kabinetin e tij shpenzoi mbi 50 mijë euro vetëm në periudhën janar – korrik 2023 për mëditje, dreka zyrtare, akomodim, bileta, për karburant dhe shërbime të bufesë (për kafe).
Në këtë periudhë, shpenzimet vetëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Konjufca kanë qenë 16 mijë e 547 euro, raporton KosovaPress.
Konjufca mori mëditje jashtë vendit 2 mijë e 109 euro.
Kryparlamentari shpenzoi për bileta të udhëtimit 2 mijë 448 euro. Ai ka pasur dy udhëtime zyrtare në periudhën janar-korrik, dy udhëtime në Strasburg dhe një SHBA dhe një Francë, njofton Kuvendi i Kosovës.
Për dreka zyrtare, Konjufca harxhoi nga buxheti I shtetit 6 mijë e 796 euro.
Ndërsa, për karburant, Konjufca ka shpenzuar 1 mijë e 701 euro.
Ndërkaq, stafi i angazhuar prej 17 zyrtarëve në kabinetin e kryetarit kanë shpenzuar 34 mijë e 775 euro, duke përfshirë shefin e kabinetit, gjashtë këshilltarë politik, tre këshilltarë të jashtëm, dy zyrtare ekzekutive/administrative, një zyrtarë i protokollit, zyrtarë personal dhe zyrtarë për siguri.
Kabineti i kryetarit të Kuvendit shpenzoi 16 mijë e 644 euro vetëm për bileta, kurse shpenzimet në bufe (për kafe) kanë arrit shumën 1 mijë e 420 euro.
