Kjo është pamja që pritet të marrë stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka ndër të tjera ka aprovuar ndërtimin dhe renovimin e katër stadiumeve si projekte kapitale.

Bëhet fjalë për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Pejë, renovimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj si dhe renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri, raporton KosovaPress.

Stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, sipas pamjeve të publikuar nga FC Vushtrria pritet që të marrë një pamje krejtësisht të re.

“Me iniciativën e z.Shaip Mikullovci, mbështetjen e pakursyer të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi, fillon renovimi i stadiumit “Ferki Aliu”, ku do të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura e klubit, duke ofruar kushte më të mira për lojtarët dhe tifozët. Ky projekt është një hap i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të sportit dhe rritjes së cilësisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar”, thuhet në postimin ne faqen zyrtarë të klubit nga qyteti i Vushtrrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024