Kjo është mesatarja e rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka marrë vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet për 15.4 për qind në vitin 2023. Në mbledhjen e së enjtes, bordi ka vendosur që rritja e tarifave të jetë për të gjitha kategoritë, duke shpërfillur komentet e Qeverisë së Kosovës, që për konsumatorët shtëpiakë deri në 800 kWh të mos ketë rritje të energjisë.

Kryesuesi i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në konferencë për medie pas mbledhjes së bordit e ka arsyetuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke e konsideruar të domosdoshme për të shmangur reduktimet.

Ai është shprehur se rritja mesatare për konsumatorët që shpenzojnë deri 800 kWh energji elektrike do të jetë 5 euro, kurse për ata që konsumojnë mbi 1000 kWh do të jetë 10 euro.

“Konsumatorët që konsumojnë rreth 300 kilovat rritja do të jetë 2.88 centë, prej 450 kilovat fatura mujore do të rritet rreth 4.20 centë. Ata që konsumojnë 600 kilovat në muaj rritja do të jetë prej 5 euro e 50 centë, ndërsa konsumatorët që konsumojnë deri 800 kilovat orë rritja e faturës do të jetë rreth 7 euro e 2 centë. Reflektimi prej 15  për qind do të thotë se një mesatare të konsumatorët deri 800 kilovat orë rritja e faturës do të jetë diku rreth 5 euro në muaj. Ndërsa, sa i përket secilës kategori do të publikohen në vazhdim në ueb faqen e ZRRE-së”, është shprehur ai.

Fejzullahu ka nënvizuar se kosto e furnizimit me energji elektrike do të reflektojë te secila kategori shoqërore.

Megjithatë, Zejnullahu nuk ka treguar se sa do të jetë çmimi i një kilovati energji në tarifën e lartë dhe të ulët.

Ai ka thënë se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi prej datës 1 prill 2023 dhe do të jenë valide deri më 31 mars të vitit 2023, nëse deri atëherë nuk do të përmbushen kriteret për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024