Kjo është gjendja shëndetësore e Zekirija Ramadanit
Lexohet për: 1 min.
5-Problemet me shendetin
2 vite më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Gjilanit përmes një komunikate zyrtare ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të trajnerit, Zekirija Ramadani.

Ramadani nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të 22 tetorit, si dhe kishte munguar në ndeshjen kundër Trepçës ’89 një ditë më vonë, raporton KosovaPress.

Tani, Gjilani ka njoftuar se shkaku i këtyre mungesave ka qenë një helmim, por që tani trajneri Ramadani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sport Club Gjilani njofton se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampional ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore.

Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera.

Të gjithë në SC Gjilani e presin Ramadanin t’i bashkohet ekipit në seancën e radhës stërvitore në përgatitjet për ndeshjen kampionale ndaj KF Dukagjini”, shkruante në komunikatën e Gjilanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024