Kjo është gjendja e tifozit të Newcastle që u ther me thikë në Milano

Kjo është gjendja e tifozit të Newcastle që u ther me thikë në Milano

Një tifoz i Newcastle është në gjendje stabile në spital pasi që u ther në Milano të hënën, dhe lajmin e ka konfirmuar policia italiane.

Tifozi ishte therur dy herë në pjesën e krahut dhe një herë në shpinë, por pritet që të lirohet nga spitali sonte, raporton KosovaPress.

Policia thotë se ata ishin thirrur pas një incidenti në pjesën e popullarizuar të Naviglit pas mesnate.


Newcastle do të përballet me Milanin në kuadër të Ligës së Kampionëve në stadiumin “San Siro” me fillim nga ora 18:45.

Policia tha: “Viktima ishte me një shok dhe besohet se ata u zunë në pritë nga një grup prej shtatë ose tetë personave. Nuk dihet nëse ky grup ishin italianë apo të huaj. Policia e shtetit ka hapur rastin për të provuar që të gjejë se çfarë ka ndodhur saktësisht, motivin dhe personat përgjegjës”.

Ndeshja e sotme e Newcastle do të jetë e para në Ligën e Kampionëve pas 20 vitesh, pasi që sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e katërt në Premier Ligë.

Lexo edhe

Video