Kjo është femra e parë në histori me diferencë në gjymtyrë që luan për Kombëtaren e Amerikës

Kjo është femra e parë në histori me diferencë në gjymtyrë që luan për Kombëtaren e Amerikës

Futbollistja, Carson Pickett, startoi ndeshjen për ekipin kombëtar të femrave të Shteteve të Bashkuara në fitoren e tyre 2:0 ndaj Kolumbisë të martën.

Me këtë rast, Pickett u bërë lojtarja e parë me një diferencë në gjymtyrë që mbron ngjyrat e Kombëtares së Amerikës.

Një mbrojtëse që luan për North Carolina Courage në ligën e fermave, NWSL, Pickett kishte lindur pa dorën e majtë dhe parakrah.


“Carson bëri shumë mirë në stërvitje me ne javën e kaluar dhe me menaxhimin e minutave për Emily Fox që kishim, menduam se Carson do të ishte një zëvendësuese e mirë dhe jam i lumtur që ajo ishte në gjendje të performonte mirë për 90 minuta”, tha trajneri i Amerikës, Vlatko Andonovski.

Mbrojtësja e majtë bëri paraqitjen e saj të 100-të në NWSL në fillim të këtij muaji, dhe u shfaq në 11-shen, respektivisht, formacionin më të mirë të sezonit.

Ndërkaq, ndeshja me Amerikën ishte e dyta nga dy ndeshjet kundër Kolumbisë, ndërsa të dyja skuadrat përgatiten për kualifikimet e Kupës së Botës në korrik.

Amerika do të përpiqet për një titull të tretë radhazi të Kupës së Botës verën e ardhshme në Australi dhe Zelandën e Re.

Lexo edhe

Video