Kjo është arsyeja e çuditshme pse në Kampionat Evropian nuk zhvillohet ndeshja për vendin e tretë

Kjo është arsyeja e çuditshme pse në Kampionat Evropian nuk zhvillohet ndeshja për vendin e tretë

Italia është kampioni i ri i Evropës në futboll pasi triumfoi në finale kundër Anglisë pas ekzekutimit të penalltive.

Në të kaluarën e këtij turneu, ishte praktikë që të zhvillohej edhe ndeshja për vendin e tretë, por që kjo praktikë është ndërprerë pas evropianit të viti 1980, përcjellë KosovaPress.

Arsyetimi i organeve të UEFA-së atë botë ishte se “nuk kishte interesim nga ana e tifozëve për të shkuar në stadium e po ashtu edhe audienca televizive ishte shumë e ulët.”.


Kampionati Evropian është i vetmi turne i madh ndërkombëtar që tani nuk ka ndeshje për vendin e tretë.

Kupa e Botës, Kupa e Amerikës dhe Kupa e Kombeve Afrikane vazhdojnë ta kenë në program ndeshjen për vendin e tretë, normalisht një ditë para finales.

Skuadrat shpesh përdorin playoffin e vendeve të treta si një mundësi për t’u dhënë lojtarëve të rinj një shans për të fituar disa minuta para se të kthehen në shtëpi.

Lexo edhe

Video

error: